You Are Here: Home » Mjekësi » SI TË QETËSOHENI NGA DHIMBJET E STOMAKUT

SI TË QETËSOHENI NGA DHIMBJET E STOMAKUT

si-te-qetesoheni-nga-dhimbjet-e-stomakut-albstroka-blog-mjekësi-shëndetësi-lorena-stroka-gazetareNga Lorena Stroka

Trazirat e ndryshme në stomak mund të shkaktojnë siklet dhe rënie të humorit tonë.

Shikoni se cilat bimë mund t’ju ndihmojnë shumë në trajtimin e simptomave dhe përmirësimin e shëndetit tuaj në përgjithësi:

Kamomili

Është cilësuar si një prej bimëve më të sigurta medicinale. Ka veti antispazmodike, anti-inflamatore, ndërsa ndihmon dhe në shpërndarjen e gazrave të grumbulluara në stomak dhe zorrë. Konsumi i çajit të kamomilit heq fryrjen, urthin përmes veprimit qetsues në mukozën e traktit digjestiv.

Mentja

Vaji esencial i mentes zbutë dhimbjet e barkut dhe muskujve të zorrëve. Është tepër i efektshëm për luftimin e simptomave të mostretjes, gazrave natyrore dhe ndjesisë së mbingrënies./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top