Histori nga Kina e lashtë
Nga Lorena Stroka
Sima Guang (1019 – 1086) ishte një përdorues i drejtë i fjalës, politikan, poet dhe përkthyes i famshëm i “Zhi Tong Jian” (një pjese të historisë Kineze që nga 403 p.e.r., – 959 e.r.,). Përmes përkthimit në fjalë, Guang, u mundua të përshkruante shkurtimisht lëndën e përmbajtjes për përforcimin e qeverisë. Vepra e sipërpërmendur historike konsiderohet si një ndër më të mirat e Dinanstisë së Veriut (Song, 960-1127).
Sima Guang i klasifikoi njerëzit në katër kategori në bazë të virtytit dhe talentit të tyre:
- Inteligjentë – ata që zotërojnë virtyt dhe talente,
- Budallenj – ata që nuk zotërojnë as virtyt dhe as talente,
- Fisnikë – ata që zotërojnë virtyt por jo talente.
- Inferiorë – ata që zotërojnë talente por jo virtyt.
Kur vinte koha për të emëruar ndonjë ushtarak të lartë, zgjedhja e parë do ishte një inteligjent ose fisnik. Në rast se nuk arrinin të gjenin asnjë inteligjent apo fisnik, zgjedhja e dytë do të ishte një budalla, por kurrë një inferior. Pasi ky i fundit do të përbënte rrezik të madh.
Sima Guang mendonte se njeriu i talentuar mund të bënte veprime të mira, ndërsa inferiori do të përdorte talentin e tij për të bërë veç keq. Për sa i përket budallenjve thoshte se nuk zotërojnë aq dituri sa të realizojnë veprime të këqija. Inferiori shumë lehtë do ekspozonte anën e tij negative. Sima Guang shpjegoi më tej, se njerëzit me virtyte gëzojnë respektin e të gjithëve, ndërsa ata me talente janë thjesht të pëlqyeshëm. Një njeri i respektuar ndodh t’i mbajë në distancë njerëzit e tjerë, ndërsa një njeri i pëlqyeshëm i tërheq më lehtë pranë vetes. Kështu, njerëzit e thjeshtë mund ta anashkalojne njeriun me virtyte, dhe të entuziazmohen nga i talentuari.
Historia e ka vërtetuar më së miri se pjesa dërrmuese e perandorëve kanë qenë personalitete me talente por pa virtyte, p.sh., Yin Zhouwang, Zhou Youwang, Sui Yangdi si dhe shumë të tjerë ishin konsideruar perandorë të dështuar edhe pse kishin talent. Yin Zhouwang ishte inteligjent dhe i informuar pothuajse mbi gjithçka. I fortë fizikisht, aq sa mund të ndeshej fare lehtë me një bishë pa mbajtur asnjë armë mbrojtëse në duar. Thuhej, se shpesh herë mbulonte gabimet e veta dhe nuk dëgjonte këshillat e fuqive qiellore. Ishte mendjemadh, i pëlqente të mburrej, qe i ashpër dhe shumë barbar. Torturonte mbështetësit besnikë, u hapte barkun grave shtatëzënë per t’u parë foshnjet, thyente kocka njerëzish dhe u hiqte palcën. Imagjinoni, shqyeu akoma dhe gjoksin e xhaxhait të vet për t’i marrë zemrën. Në fund të gjithë feudalët dhe populli i thjeshtë u kthyen kundër tij. Yin Zhouwang u mund nga Zhou Wuwang. Perandori barbar dhe i pamëshirëshëm vdiq në zjarrin e flijimit, dhe qysh atëhere emri i tij mbeti si shaka në histori. /AlbStroka/
© AlbStroka.com