You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » TONERI QË I BËN FEMRAT TË DUKEN MË TË REJA NË MOSHË…

TONERI QË I BËN FEMRAT TË DUKEN MË TË REJA NË MOSHË…

TONERI-QE-I-BEN-FEMRAT-TE-DUKEN-ME-TE-REJA-NE-MOSHE-ALBSTROKA-RECETA-BUKURI-LORENA-STROKA-GAZETARE© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Para se të “qepeni” para pasqyrës duke numëruar vijëzimet apo rrudhat e fytyrës, vërini gishtin kokës dhe mendohuni se sa kohë cilësore i keni kushtuar vetes tuaj?! Jam e sigurtë që fare pak, kështu ndodhë gjithmonë, sidomos kur ke fëmijë dhe punon njëkohësisht. Kur kthehesh në shtëpi, gjëja e fundit që të shkon ndër mend është bërja e kurave. “Eh, s’janë këto për mua moj jo, këto i bëjnë vetëm ato që dalin në kopertina e televizion”, thua me vete. Gaboheni, përkujdesja e vetes nuk duhet konsideruar luks, por domosdoshmëri. Ndaj përvishni mëngët dhe merrni kontrollin në duart tuaja. Ejani të përgatisim së bashku një toner natyral që jo vetëm të zbukuron, por të bën të dukesh dhe disa vite më e re njëkohësisht.

Përbërësit

1 bustinë çaj jeshil

pakëz vanilje

2 lugë gjelle vodkë

1 filxhan e gjysmë ujë të zier

Përgatitja

Fillimisht, vendosni bustinën e çajit në ujin e zierë për rreth 15 minuta, pastaj shtoni në të përbërësit e tjerë duke i trazuar mirë së bashku. Mandej, hidheni në një shishe me pompë, dhe spërkatni me të fytyrën çdo dy ditë, para se të flini. Provojeni dhe do më kujtoni!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top