You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SERUM NË KUSHTE SHTËPIE PËR HEQJEN E SHENJAVE TË PUÇRRAVE DHE PRERJEVE KIRURGJIKALE

SERUM NË KUSHTE SHTËPIE PËR HEQJEN E SHENJAVE TË PUÇRRAVE DHE PRERJEVE KIRURGJIKALE

albstroka-receta-lorena-stroka-gazetare-shkrimtare© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Pas çdo prerjeje apo ndërhyrjeje kirurgjikale gjithmonë mbeten shenja antiestetike në lëkurë. Tek personat që kanë lëkurë të errët dhe disi më të trashë, shenjat janë më pak të dukshme, ndërsa tek personat me lëkurë të bardhë e të ndjeshme shenjat janë më të theksuara.

Një mënyrë e mirë për përmirësimin gradual të pamjes së tyre është aplikimi i preparateve të caktuara, Le të provojmë të përgatisim së bashku një të tillë…

Përbërësit

5 pika vaj esencial livando

5 ml xhel aloe vera

10 ml lëng trëndafili

Përgatitja

Në një vazo prej qelqi (të sterilizuar) përzieni mirë së bashku xhelin aloe vera, lëngun e trëndafilit dhe vajin esencial të livandos. Pastaj, aplikoni në lëkurë të pastër rreth 4 pika nga përzierja e krijuar para se të flini./albstroka.com/

*Kremin në fjalë mund ta përdorin dhe personat që kanë shenja aknesh në fytyrë…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top