SEKRETE KUZHINE, (EKSKLUZIVE)
© Lorena Stroka
Përshëndetje të gjithëve!
Sekretet e kuzhinës nuk kanë të sosur… Që t’i rendisnim të gjitha me rradhë, do të na duheshin ditë të tëra për t’i lexuar. Për sot, kam zgjedhur vetëm disa prej tyre që besoj se janë vërtet shumë të dobishme për secilën prej jush.
1. Si të kuptoni nëse vezët janë të freskëta: Merrni një gotë me ujë dhe zhysni në të një kokërr vezë, në rast se veza qëndron në fundin e gotës, veza është e freskët, nëse qëndron në mes, është gjysmë e freskët, dhe nëse rri në sipërfaqe është bajate.
2. Si të ruani erëzat të freskëta: Pasi t’i keni mbledhur dhe larë, bëjini tufëza, mbështillini me membranë plastike dhe vendosini në ngrirje. Para se t’i përdorini, zhytini në ujë të ngrohtë, do të shkrijnë menjëherë, pa humbur aromën e tyre.
3. Çfarë të bëni që të mos ju ngurtësohet kripa: Mos harroni të hidhni brenda vazos disa kokrra orizi. Orizi thithë lagështinë, dhe e mban kripën të “shkrifët”.
4. Si të zbusni mishin e fortë: Në një tas përzieni së bashku pak uthull, birrë, vaj ulliri ose lëng portokalli. Në vazhdim, hidheni sipër mishit./albstroka.com/
© AlbStroka.com