You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » RECETA QË DYFISHON VOLUMIN E FLOKËVE, (EKSKLUZIVE)

RECETA QË DYFISHON VOLUMIN E FLOKËVE, (EKSKLUZIVE)

albstroka-lorena-strok5© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Për të shmangur shenjat e plakjes së parakohshme të flokëve si dhe për të dyfishuar volumin e tyre, përgatisni recetën e mëposhtme.

Përbërësit

3 lugë gjelle argjil të bardhë

3 lugë gjelle qumësht

1 lugë e gjysmë xhelatinë

3 lugë gjelle përzierje nga një maskë tjetër (për llojin e flokëve tuaj)

Përgatitja

Në një xhezve ngrohni qumështin (në temperaturë të durueshme), pastaj shtoni në të xhelatinën, duke e lënë rreth 20 minuta derisa të bymehet. Në vazhdim, përzieni xhelatinën me përbërësit e tjerë të mbetur dhe pastaj përhapni masën e krijuar në flokë të lagura e të pastra. Mbështillini flokët me një membranë plastike ose peshqir për rreth 1 orë./albstroka.com/Në fund, lahuni si zakonisht.

*Proteinat që përmban xhelatina, do të krijojnë një “mbështjellës” natyror në flokë, duke rritur volumin e tyre.

Për shkëlqim dhe volum shtesë përsëriteni dy herë në muaj.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top