NDËRTIMI I VAGINËS
Përgatiti: Lorena Stroka
Mitra ka madhësinë dhe formën e dardhës. Përbëhet nga muskuli i mitrës. Mitra rritet bashkë me rritjen e bebes. Tubat e Fallopit shkojnë nga vezoret deri tek mitra. Vezoret janë dy në numër. Kanë madhësinë e bajames dhe prodhojnë qelizën vezë. Qafa e mitrës normalisht është e mbyllur. Ka vetëm një zgavër të vogël nëpër të cilën kalon gjaku gjatë menstruacioneve. Vagina është gyp me gjatësi prej rreth 8 centrimetrash. Shtrihet prej qafës së mitrës e deri te vulva ku hapet midis këmbëve. Vagina është shumë elastike dhe i përshtatet madhësisë së bebes gjatë lindjes.