You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » PËRDORIMET E SHUMËFISHTA TË MIELLIT

PËRDORIMET E SHUMËFISHTA TË MIELLIT

perdorimet-e-shumefishta-te-miellit-albstroka-lorena-stroka-artikullshkruese© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Mielli që të gjithë njohim, nuk përdoret vetëm për të përgatitur bukë, byreqe apo ëmbëlsira, por dhe shumë shumë gjëra të tjera. Ejani t’i mësojmë së bashku se cilat janë ato:

1. Plastelinë për fëmijët: Përzieni së bashku 2 filxhanë me miell, 2 filxhanë me ujë të ngrohtë, 1 filxhan me kripë dhe 2 lugë gjelle vaj bimor. Pasi të keni krijuar brumin e dëshiruar, mund të shtoni dhe disa pigente ngjyruese për të marrë shumëllojshmëri ngjyrash. Ruajeni në një qese plastike apo enë hermetike dhe fëmijët tuaj do të çmenden për të.

2. Zhdukës milingonash: Në qoftë se në mjediset e shtëpisë tuaj vëreni rradhë të gjata milingonash, atëherë, merrrni një dorë miell dhe hidheni përgjatë vijës që kanë krijuar.

3. Pastrues kripërash për enë çelike të paoksidueshme: Në një pecetë të butë hidhni pak miell dhe fërkoni lavamanin, tenxheret, tepsitë etj. Pastaj shpëlajini me ujë të ftohtë dhe thajini. Shkëlqimi do t’ju mahnisë.

4.  Shkëlqyes sendesh prej bronzi: Krijoni një masë brumi (duke përdorur sasi të njëjta mielli, krpe dhe uthulle të bardhë). Aplikojeni tek enët prej bronzi dhe lereni derisa të thahet mirë. Menjëherë sendet do të duken si të reja./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top