You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » RIMEL NË KUSHTE SHTËPIE PËR QERPIKË SUPER TË GJATË, (EKSKLUZIVE)

RIMEL NË KUSHTE SHTËPIE PËR QERPIKË SUPER TË GJATË, (EKSKLUZIVE)

ALBSTROKA-RIMEL-NE-KUSHTE-SHTEPIE-PER-QERPIKE-SUPER-TE-GJATE-GJITHCKA-MBI-FEMRAT-MASKA-NATYRALE-FLOKE-TRUP=RECETARimeli është një nga produktet më të domodoshme për ruajtjen e bukurisë femërore. Por nisur nga fakti që shumë prej tyre përmbajnë agjentë të shumë toksikë si metilparaben, pluhur alumini, ceteareth-20, butiparaben apo alkool benzili, ideja e përgatitjes së rimeleve në kushte shtëpie nuk tingëllon aspak keq. Si thoni, a jeni gati të mësojmë së bashku si ta jetësojmë këtë ide?

Përbërësit

2 lugë çaj vaj koksi

4 lugë çaj xhel aloe vera

gjysmë luge çaj dyll blete të thërmuar (cilësisë së lartë)

1 kapsulë karboni (për rimel të zi) ose pakëz pluhur kakao (për rimel ngjyrë kafe)

1 kontejner (mbajtëse) rimeli të pastër

Përgatija

Në një xhezve të pastër ngrohni dhe përzieni së bashku vajin e kokosit, xhelin aloe vera dhe dyllin e bletës. Në vazhdim, shtoni pluhurin e kakaos (për rimel ngjyrë kafe) ose kapsulën e karbonit (për rimel të zi) dhe përziejini mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Pastaj hiqeni nga zjarri dhe me ndihmën e një shiringe zbrazeni në mbajtësen e rimelit. Pasi të ftohet, mund ta përdorni sa herë të doni./albstroka.com/

*Në rast se jeni alergjike në karbon, përdorni vetëm pluhurin e kakaos… Mos harroni të lani furçën pas çdo përdorimi.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top