You Are Here: Home » Mjekësi » RECETA QË ZHDUKË XHUNGAT DHE SHENJAT MAVI, (EKSKLUZIVE)

RECETA QË ZHDUKË XHUNGAT DHE SHENJAT MAVI, (EKSKLUZIVE)

albstroka-lorenastroka-receta-receta-qe-eleminon-xhungat-gungat-shenjat-mavi-dhe-djegiet-e-lekuresNga Lorena Stroka

Në lëkurat e ndjeshme dhe të bardha goditjet, xhungat apo shenjat mavi janë gjithmonë më të dukshme. Po ta keni vënë re, bërrylat dhe gjunjët e fëmijëve të vegjël janë të mbushura me të tilla. Të cilat megjithëse zhduken pas disa ditësh, për momentin të dhembin shumë.

Për shembull, kur goditeshim në kokë dhe na shfaqej ndonjë xhungë, gjëja e parë që nënat bënin për të na çliruar nga dhembjet, ishte vendosja e një qepe të gjysmuar me kripë mbi to, ndërsa tani ka një mënyrë tjetër më të thjeshtë dhe më të efektshme.

Merrni një vazo prej qelqi dhe mbusheni deri në mes me gjalpë të freskët të bërë vetë (jo të blerë) dhe ruajeni në një vend të thatë e të errët për disa muaj, pa e mbuluar me asgjë.

Me kalimin  e kohës, gjalpi do të mpikset dhe do të bëhet si pomadë. Aplikojeni sa herë ta shikoni të arsyeshme në ato pjesë ku keni xhunga (gunga), shenja mavi (hematoma) ose akoma dhe djegie./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top