You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË ZHDUKNI PUÇRRAT NJËHERË E MIRË! (EKSKLUZIVE)

SI TË ZHDUKNI PUÇRRAT NJËHERË E MIRË! (EKSKLUZIVE)

si-te-zhdukni-puçrrat-me-uthull-molle-receta-keshilla-sekrete-bukurie-nga-lorena-stroka-albstroka-blog© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Puçrrat nuk njohin moshë, shfaqen në pubertet, por, dhe më vonë, akoma dhe në dekadat e treta apo të katërta të jetës së njeriut. Shfaqen, zhduken dhe kthehen përsëri, ndonjëherë dhe më theksuara nga më parë. Trajtimi i tyre kryhet në varësi të llojit të lëkurës. Sot do të flasim për një formë të re trajtimi, për uthullën  e mollës.

Uthulla nuk përdoret vetëm në gjellëra dhe sallatra, por, vepron dhe si antiseptik natyral me veti tonike për lëkurën. Gjithashtu, heq yndyrën e tepërt dhe vret bakteriet.

Prandaj, pa humbur kohë, merrni një copë pambuk lageni/qulleni në një filxhan me uthull molle dhe aplikojeni vetëm në ato vende ku keni puçrra (jo, në të gjithë sipërfaqen e lëkurës) duke e lënë të veprojë rreth 10 minuta (përsëriteni disa herë gjatë ditës). Për të shmangur ndjesinë e thatësisë, aplikoni dhe pakëz krem hidratues./albstroka.com/

*Të gjitha ju që keni lëkurë të ndjeshme, provojeni në dorë, para se ta aplikoni në fytyrë… në rast se vëreni skuqje/acarime mos e përdorni fare.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top