You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » RECETË PËR USHQYERJE QERPIKËSH, (EKSKLUZIVE)

RECETË PËR USHQYERJE QERPIKËSH, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Thuajse të gjitha femrat gjatë adoleshencës, kanë qerpikë të gjatë e të dendur. Por, me kalimin e kohës, si pasojë e grimit të përditshëm vërehet një lloj dobësimi dhe rënie e tyre. Atëherë, çfarë duhet të bëjmë për t’i mbajtur ne vend në mënyrë të shëndetshme? Receta e mëposhtme natyrale me kos dhe vaj kastori, jo vetëm do të ndalojë rrallimin e tyre, por, do të largojë dhe çdo papastërti të mundshme duke i bërë të duken më të ashpër (në kuptimin e mirë të fjalës), dhe më të shëndetshëm.

Përbërësit

1 filaxhan çaji kos të freskët

2 lugë gjelle vaj kastori

Përgatitja

Në një enë përzieni mirë së bashku dy përbërësit e sipërpërmendur, pastaj ruajeni në një vazo prej qelqi.

Aplikimi

Përhapeni në të gjithë fytyrën (përfshirë dhe sytë) dhe bëni masazh të lehtë për disa minuta (5-10). Në fund, merrni një copë pambuk dhe fshihuni me të, (siç bëni kur hiqni grimin)./albstroka.com/Përsëriteni çdo darkë, para se të flini.

©  AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top