You Are Here: Home » Mjekësi » GJËRA QË NUK NJOHIM PËR TRUPIN TONË

GJËRA QË NUK NJOHIM PËR TRUPIN TONË

Nga Lorena Stroka

Megjithëse shumë herë besojmë se i dimë të gjitha, realiteti e hedh poshtë këtë, duke na bërë të vëmë në pikëpyetje gjithçka që mendonim se dinim deri dje. Në qoftë se ka diçka për të cilën njohuritë nuk janë kurrë të mjaftueshme, ajo është patjetër trupi ynë…

A e dini se hunda mund të “mbajë mend” më shumë se 5000 aroma të ndryshme…

A e dini se energjia që përdor truri është është e mjaftueshme për të ndezur një llampë 25 Watt…

A e dini se njeriu heq rreth 18 kg lëkurë gjatë gjithë jetës së tij…

A e dini se një thua nevojitet rreth 6 muaj për t’u rritur nga baza deri tek maja….

A e dini se kofshët janë më të forta se çimentoja…

A e dini se shtresa e brendshme e stomakut ndryshon çdo 3-4 ditë… Në rast se nuk bëhej kështu, acidet e forta që shpërbëjnë ushqimin do të shpërbënin dhe stomakun…

A e dini se zorra e hollë ka një gjatësi prej 7 metrash./albstroka.com/

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top