You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË DEPILONI PJESËT DELIKATE!

SI TË DEPILONI PJESËT DELIKATE!

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Këto ditë ndihem më e lodhur, por, dhe më e lumtur se çdo herë tjetër… Me sa më thotë inxhinieri i faqes (por, dhe miku im më i mirë njëkohësisht), na ndajnë fare pak ditë nga ndryshimet rrënjësore që do të bëhen në faqe, por, dhe jo vetëm… mirëpo, derisa të vijë ai çast, unë nuk do të rri duarkryq, do postoj herë pas here gjëra të reja për ju…

Tema e sotme ka të bëjë me depilimin (ose siç i themi në shqip, me heqjen e qimeve) në pjesën delikate të mustaqeve, mollëzave apo mjekrës. Por, si bëhet kjo? Sipas dermatologëve, depilimi kryhet në varësi të llojit, ngjyrës së lëkurës dhe strukturës së qimeve.

Për shembull, femrat që kanë ngjyrë të bardhë lëkure, mund të përdorin krem dekolorant (stap’rs), (posaçërisht për heqjen e qimeve të shkurtra në mollëza, mjekër dhe mustaqe).

Ndërsa femrat që kanë ngjyrë të errët lëkure dhe qime të trasha, është mirë të përdorin dyll të nxehtë dhe pe.

Në rast se keni lëkurë të ndjeshme, përdoni pe, por pa e sjellë në kontakt me lëkurën, pasi kimikatet që përmban mund të shkaktojnë acarime serioze./albstroka.com/

Shihemi në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top