You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË NATYRALE PËR MIRËMBAJTJEN E FLOKËVE NGJYRË MJALTI, (EKSKLUZIVE)

MASKË NATYRALE PËR MIRËMBAJTJEN E FLOKËVE NGJYRË MJALTI, (EKSKLUZIVE)

FLOKE-NGJYRE-MJALTI-LORENA-STROKA-ALBSTROKA-BLOG-MASKA-NATYRALE© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Duke qenë se orët  e fundit jam shumë e zënë me rindërtimin e faqes (heqje, shtesa, ndërrime ngjyrash, foto, rubrika të reja etj.), si dhe çeljen e disa projekteve të tjera, njëkohësisht (të cilat ju do të keni mundësinë t’i shikoni ditëve në vijim)… koha ime e lirë (jo se  e kisha dhe ndonjëherë me bollëk), tani është më e kufizuar se kurrë… për tregime të hollësishme…

Prandaj, po i bie sa më shkurt mundem… Si do t’ju dukej nëse ju zbuloja një mënyrë të thjeshtë për mirëmbajtjen e flokëve ngjyrë mjalti apo lajthie? Receta e mëposhtme, me përbërës absolutisht natyralë, do t’u japë flokëve tuaja intensitet, theks dhe shkëlqim mahnitës.

Përbërësit

gjysmë filxhani pluhur kakaoje

gjysmë filxhani kos

1 lugë çaj mjaltë

1 lugë çaj uthull mushti

Përgatitja

Në një tas përzieni së bashku përbërësit e mësipërm. Në vazhdim, aplikojeni në flokët tuaja duke e lënë të veprojë për rreth 4-5 minuta. Pastaj, shpëlahuni mirë me ujë të ftohtë. Për efekte sa më të mira dhe të shpejta, përsëriteni 1 herë në javë./albstroka.com/

Ika se kam punë… shihemi më vonë…

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top