You Are Here: Home » Mjekësi » BOTANISTI 256 VJEÇAR DHE SJELLJET QË SHKAKTOJNË SËMUNDJE…

BOTANISTI 256 VJEÇAR DHE SJELLJET QË SHKAKTOJNË SËMUNDJE…

Nga Lorena Stroka

Botanistë ka pasur, ka, dhe do të vazhdojë të ketë, por jo të gjithë janë mbajtur mend për ato që kanë bërë, apo kanë thënë. Sot, do të njihemi (për ata që nuk e kanë dëgjuar më parë) me një ndër botanistët më të njohur në botë, i cili u dallua jo vetëm për punën e tij përkushtuese, por dhe për mënyrën  e të jetuarit ndryshe nga bashkëkohësit e vet. Li Ching-Yuen kishte 23 bashkëshorte dhe mbi 200 fëmijë. Sipas shifrave zyrtare, ai lindi në vitin 1677, në Kinë (dhe pse ai vetë pretendon se ka lindur më 1736) dhe ish botanist në profesion. Gjatë gjithë jetës së tij u angazhua me studimin e bimëve dhe Artet Marciale. Në vitin 1930, gazeta New York Times, botoi një artikull, në të cilin përfshiheshin një sërë dokumentesh zyrtare lidhur me të. Në këto dokumente që datojnë që nga viti 1827, përmendeshin urime zyrtare për 50 vjetorin apo 200 vjetorin e lindjes së tij, si dhe shumë të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me jetëgjatësinë…

Li Ching-Yuen e kish shprehur suksesin e jetëgjatësisë vetëm në një fjali: “Ruani një zemër të qetë, rrini ulur si breshkë, ecni shpejt si pëllumb dhe flini si qen”.

Në disa prej shkrimeve të gjetura të botanistit përmendeshin në mënyrë të hollësishme sjelljet më të zakonshme që çojnë në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme… për shembull:

  • Xhelozia – shkakton sëmundje onkologjike dhe dobëson sistemin vetëmbrojtës.
  • Hakmarrja – shkakton pagjumësi dhe sëmundje gryke.
  • Mosgjetja e zgjidhjeve për probleme të caktuara – shkaktom sëmundje mushkërish.
  • Mungesa e parimeve morale – shkakton sëmundje kronike, infeksione dhe sëmundje lëkure.
  • Të qenët tepër i sigurtë apo i bindur për diçka – shkakton diabet, dhembje koke dhe inflamacion.
  • Jeta sedentare – shkakton alkoolizëm, infeksone fungale, dhe dobësim të sistemit vetëmbrojtës.
  • Agresiviteti – shkakton ulçer stomaku dhe lytha.
  • Të qenët i rezervuar – shkakton skizofreni dhe sëmundje veshkash.
  • Ashpërsia – shkakton epilepsi, astmë dhe anemi.
  • Të qenët kondradiktor- shkakton zgjerim tiroidesh dhe sëmundje sheqeri./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top