You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË NDALONI SHTIMIN E QIMEVE NË FYTYRË! (EKSKLUZIVE)

SI TË NDALONI SHTIMIN E QIMEVE NË FYTYRË! (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetjetë gjithëve!

Sikur të mos mjaftonin qimet e këmbëve, sqetullave dhe bikinit, kemi dhe ato të fytyrës (mjekër, hundë, mollëza). Kemi arritur në pikë të tillë, sa s’dimë se kë të depilojmë më parë! Dhe e keqja me to nuk është se i hoqe njëherë dhe mblodhe mendjen me kaq, por, çdo dy javë duhet t’ia nisësh nga e para. Sipas specialistëve, qimet e fytyrës shkaktohen nga hormonet mashkullore (androgjenet). Pas menopauzës, nivelet e hormoneve femërore ulen ndjeshëm, ndërsa ato mashkullore rriten, duke përshpejtuar në këtë mënyrë shumëfishimin e qimeve. Faktorë të tjerë mund të jenë: sëmundjet e veshkave, endokrini, vezoret, hipofiza ose mbipesha.

Çfarë të bëni për luftimin e tyre…

Konsumoni çaj dhiozme…

Nuk heq qimet ekzistuese, por, ndalon prodhimin e androgjeneve, duke penguar kështu zhvillimin e fijeve të reja në fytyrë. Filloni të pini 5 filxhanë çaj dhiozme në javë. Dhe shumë shpejt keni për të vërejtur ndryshime të rëndësishme…

Konsumoni më pak karbohidrate…

Ushqimet me përmbajtje të lartë karbohidratesh, rrisin nivelet e glukozës në gjak si dhe aktivizojnë organizmin të prodhojë sa më shumë insulinë. Nga ana tjetër, prodhimi i rritur i insulinës, përgjegjësohet për lirimin e androgjeneve (hormoneve mashkullore).

Përdorni kremra bimore…

Përdorimi i kremrave bimore vepron në strukturën e rrënjëve… Me kalimin e kohës, qimet bëhen më të holla e të buta dhe ndalojnë së rrituri. Efektet janë të dukshme benda 6 muajve. Konsultohuni me dermatologun tuaj për llojin e kremit që duhet të përdorni./albstroka.com/

Kalofshi një ditë sa më të këndshme…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top