You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKA QË FSHIN RRUDHAT, (EKSKLUZIVE)

MASKA QË FSHIN RRUDHAT, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Po ta keni vënë re, ditët e fundit kam humbur disi, jo se s’kam pasur dëshirë të shkruaj, por, për shkak të një prerjeje të thellë në kyçin e këmbës së majtë. Tek laja shkallët e shtëpisë, rrëshqita dhe u preva në buzën e mermerit. Ca nga shkumërat, ca nga pakujdesia ime, e s’do shumë të ndodhë e keqja. Tani, jam ok, për pak ditë do heq dhe qepjet dhe pastaj gjithçka do të ecë si më parë, pse jo dhe më mirë. Mos mendoni se u mbylla brenda dhe qaja me pikë të lotit, përkundrazi, këto ditë kam bërë shëtitjet më të mira (me makinë, se në këmbë, kisha frikë se mos më këputeshin fijet)…

Nejse ç’u bë u bë, tani le të kalojmë tek tema e ditës… Maska e mëposhtme është nga ato që po i bëre njëherë, vështirë se heq dorë. Është e lehtë, e  efektshme dhe me kosto fare të ulët. E këshillueshme për të gjitha llojet e lëkurës dhe grupmoshat…

Përbërësit

2-3 lugë gjelle miell

2-3 lugë gjelle lëng kastraveci

2-3 pika vaj esencial trëndafili

1 lugë supe mjaltë

Përgatitja

Në një tas përzieni së bashku të gjithë përbërësit e mësipërm. Në vazhdim, përhapeni në lëkurë të pastër, duke e lënë të veprojë rreth 15 minuta. Pastaj, shpëlahuni me ujë të vakët dhe aplikoni kremin tuaj hidratues./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top