NISMËTARËT E MJEKËSISË…
Nga Lorena Stroka
Në të shkuarën, akoma dhe incidentet më të vogla, si prerjet apo thyerjet jo serioze të gjymtyrëve, mund të çonin në vdekje. Pjesa më e madhe e fëmijëve vdiste qysh në vitet e para të jetës së tyre. Para vitit 1900, mjekët nuk kishin barna për kurimin e sëmundjeve serioze. Zbulimi i penicilinës, në vitin 1928, ndryshoi jetën e miliona personave anembanë botës. Me kalimin e kohës, mjekët dhe shkencëtarët kryen zbulime të rëndësishme në fushën e shëndetësisë, për përmirësimin e jetës së njerëzve.
Zbulimi i mikrobeve
Shkencëtari francez, Lui Paster (1822-1895) vërtetoi se mikrobet dhe bakteriet tjetërsojnë ushqimet dhe shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Pastëri përgatiti vaksinat e para për mbrojtjen e kafshëve nga sëmundje të tilla si, Tërbimi (Rabiesi) etj., etj.
Nismëtari i Anatomisë
Andrea Vesaliusi, me origjinë Belge, ishte mjeku personal i dy mbretërve. Konsiderohet nismëtari i studimit të anatomisë së njeriut. Studimet dhe gjetjet e tij u erdhën në ndihmë, qindra-mijëra mjekëve dhe kirurgëve pasardhës.
Flitet se studimet e anatomisë i kryente mbi kufomat e kriminelëve dhe ushtarëve të vrarë në luftëra.
Kirurgët në kohën e Vesaliusit studionin libra mjekësorë që ishin shkruar 1000 vjet më parë.
Pasteri dëshmoi se përmes zierjes, qumështi bëhej më i sigurtë për t’u konsumuar. Procesi në fjalë, i njohur ndryshe si pasterizëm, vazhdon të përdoret deri më sot.
Babai i kirurgjisë Kineze
Në të shkuarën, për shkak të mungesës së anestezisë, të sëmurët i nënshtroheshin procesit të lidhjes në tavolinën kirurgjikale, me qëllim durimin e dhembjeve. Shumë prej tyre vdisnin nga tronditja. Hua Tuo (vdiq rreth vitit 203 p.e.r.,) i njohur ndryhe si babai i kirurgjisë Kineze, ishte njeriu i parë që përgatiti një qetësues të përbërë nga bimët, të cilin ua jepte pacientëve, dhe në vijim i operonte me kujdes, pa u nxituar.albstroka.com
Mjekët të tjerë të rëndësishëm…
Ibn Sia (980-1037)
Mjek i njohur Persian, bashkëshkrues i enciklopedisë mjekësore me 1 mln fjalë, që përdorej për 600 vjet me radhë.
Uilliam Harvej (1578-1657)
Mjek anglez, përmes eksperimenteve të kryera në kafshë, gjeti se trupi furnizohet me gjak përmes zemrës.
Aleksandër Fleming (1881-1955)
Mjek skocez, zbuluesi i penicilinës, ose ndryshe shpëtimtari i miliona jetëve./albstroka.com/
© AlbStroka.com