You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKA ÇUDIBËRËSE QË USHQEN DHE RIGJENERON FLOKËT NË THELLËSI, (EKSKLUZIVE)

MASKA ÇUDIBËRËSE QË USHQEN DHE RIGJENERON FLOKËT NË THELLËSI, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Vaji i kokosit njihet si ndër aleatët më të mirë të flokëve, prandaj dhe përfshihet thuajse në çdo recetë bukurie. Receta e sotme është new entry (prurje e re), e cila falë përbërësve të saj do t’ju bëjë të mos i ndaheni pasqyrës. Ndryshimet në rrënjët dhe fijet e flokëve do t’i vëreni qysh në aplikimet e para të maskës. Mos mendoni se përkujdesja është vetëm për flokët e gjata, cilësia e fijeve nuk ka lidhje me gjatësinë, ok?! E theksoj këtë sepse ka disa që thonë: “Eh, ç’më duhen mua maskat, pse, mos kam flokë të gjata…?!”

Përbërësit

1 lugë gjelle vaj kokosi (këto doza janë për flokë me gjatësi mesatare, ju që i keni më të gjata, dy-trefishojini, nëse doni)

1 lugë çaji vaj farash rrushi

Përgatitja

Në një enë nxehni vajin e kokosit, dhe pastaj shtoni vajin e farave të rrushit duke i përzierë mirë së bashku.

*Sekrete shtesë: Në qoftë se keni flokë të zeza, brenda përzierjes shtoni 10 pika vaj esencial rozmarine. Ndërsa, në rast se keni flokë të verdha apo gështenjë e hapur, shtoni 1/2 lugë gjelle lëng limoni të frskët, ose 10 pika vaj esencial limoni.

Aplikimi

Aplikojeni maskën në flokë të lagura (ndërsa vaji është ende i ngrohtë) dhe mbështillini (flokët) me një peshqir të pastër për rreth 15-20. Në fund, lahuni me ujë të ftohtë./albstroka.com/ Përsëriteni 1-2 herë në javë.

catch you later…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top