You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MËNYRA EFIKASE PËR ZHDUKJEN E RRUDHAVE, (EKSKLUZIVE)

MËNYRA EFIKASE PËR ZHDUKJEN E RRUDHAVE, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Të dashur ndjekës dhe ndjekëse të faqes, në qoftë se doni të zhdukni rrudhat e fytyrës në mënyrë natyrale dhe pa lënë leshtë e kokës në blerjen e kremrave plot me kimikate, ky shkrim është për ju. Gjithçka ju nevojitet e keni në shtëpi, mjafton t’i përputhni ashtu si duhet, me qëllim që rezultati përfundimtar të mos ju zhgënjejë.

Vaji i ullirit dhe limoni

Vaji i ullirit e mban lëkurën të hidratuar. Është i pasur me vitaminë C, D, E, si dhe përmban shumë antioksidantë dhe hekur, lëndë të dobishme për rigjenerimin e lëkurës. Nga ana tjetër, limoni e bën lëkurën rrezëllitëse dhe të pastër. Përzierja e tyre kontribuon drastikisht në zbutjen e rrudhave.

Ananasi

Megjithëse rrallë përmendet si produkt bukurie, ananasi është një nga frutet më të veçantë. Përmban sasi të madhe të vitaminës C, që ndihmon në funksionin e mirë të sistemit vetëmbrojtës, gjithashtu është dhe mjaft efikas për heqjen e rrudhave të fytyrës. Merrni një ananas, prijeni në feta të holla dhe vendoseni mbi  rrudha, lereni të veprojë rreth 20 minuta dhe pastaj shpëlahuni me ujë të ftohtë.

Çaji

Gjethet e çajit janë të pasura me elemente kimike, si, komponime të vajrave aromatike, karbohidrate komplekse, proteina, aminoacide të ndryshme, vitamina etj. etj. Çaji është një pije natyrale dhe tepër e shëndetshme për organizmin e njeriut. Njihet gjerësisht për reduktimin e shfaqjes së rrudhave në fytyrë, ndërkohë, që mund të pengojë akoma dhe zhvillimin e disa sëmundjeve të lëkurës./AlbStroka.com/

Shihemi në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top