You Are Here: Home » Gnomonologji » SHUMË NUK ARRIJNË TË BËHEN KURRË NJERËZ… Hermann Hesse

SHUMË NUK ARRIJNË TË BËHEN KURRË NJERËZ… Hermann Hesse

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Hermann Hesse

Të gjithë ne, deri në fund të jetës tonë, mbartim me vete mbetjet e lindjes, membranat dhe lëvozhgën e vezës së një bote të lashtë.

Shumë nuk arrijnë të bëhen kurrë njerëz. Vijojnë të jenë bretkosa, hardhuca dhe milingona. Disa të tjerë janë njerëz në mes e lart dhe peshq në mes e poshtë. Gjithsesi, secili prej tyre, përfaqëson një përpjekje të natyrës për të krijuar një qenie njerëzore.

Rrënjët tona janë të përbashkëta. Të gjthë vijmë nga e njëjta mitër. Çdo njeri kërcen nga e njëjta humnerë, lufton për të arritur qëllimin e vet. E kuptojmë njëri-tjetrin, por çdo njeri mund ta shpjegojë vetë veten e tij./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top