You Are Here: Home » Gnomonologji » …sepse të gjithë kemi humbur dikë që kemi dashur shumë… (PREKËSE)

…sepse të gjithë kemi humbur dikë që kemi dashur shumë… (PREKËSE)

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Shannon Kaiser

Problemi me vdekjen është se sado të përgatitur që të jemi, gjithmonë do të na trondisë… Periudha e zisë është një mënyrë për të gjetur se cilët jemi në të vërtetë. Sa më shumë e kemi dashur dikë, aq më shumë do të vuajmë për të. Vdekja, tragjedia dhe humbja na bëjnë të shohim më thellë në shpirtrat tanë, dhe të kuptojmë se çfarë vlen më shumë, dhe kjo nuk është gjithmonë e keqe.albstroka.

Akoma dhe kështu, do doja shumë që dikush të më thotë se çfarë të pres. Por, po nuk e kalove në kurrizin tënd, nuk mund ta kuptosh…

Këtë shkrim, të dalë nga shpirti, dua t’ua kushtoj të gjithë atyre që ndhen të pikëlluar, që po përjetojnë një humbje, një ndarje, vdekjen e një të dashuri të tyre.

  • Në fakt, dhembjen e humbjes nuk e kalojmë kurrë. Thjesht, mësohemi me të… dhe kjo na çon në një mënyrë jetese me përparësi më thelbësore.
  • Do të zbuloni thellësinë e dashurisë që keni, diçka që kurrë më parë nuk e dinit që ekzistonte.
  • Kurrë mos ndjeni keqardhje për mënyrën se si dashuruat. Dashuria gjithmonë ka vlerë.
  • Ndonjëherë njerëzit thonë gjëra që mund t’ju duken pa kuptim, ose që mund t’ju lëndojnë. Mos e merrni personalisht. Zakonisht, thjesht mundohen të ndihmojnë.
  • Jo gjithmonë ka një çast të duhur apo shkak. Ndonjëherë gjërat thjesht ndodhin…
  • Një vdekje mund të sjellë në sipërfaqe, gjërat më të mira, por dhe më të këqijat në familje. Të jeni të gatshëm për të gjitha.
  • Do të gjeni ngushëllim në vendet më të papritura.
  • Shpërthimet e papritura emocionale janë pjesë e procesit të zisë. Përjetojini…
  • Nuk ka sjellje normale apo jo normale kur është fjala për zi. Të jeni të duruar dhe elastikë me veten tuaj./AlbStroka.com/

*Shkrimi ish më i gjatë, por, gjendja emocionale nuk më lejoi të vijoja më tej…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top