You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË ZGJASNI FLOKËT ME KAFEINË NË VETËM 24 ORË!

SI TË ZGJASNI FLOKËT ME KAFEINË NË VETËM 24 ORË!

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Për shumë njerëz kafja është gjëja e parë që mendojnë sapo ngrihen nga shtrati. Por, a e dini që përveç trupit, kafja “zgjon” dhe flokët?!

Sipas një kërkimi të botuar në International Journal of Dermatology (Gazeta Ndërkombëtare e Dermatologjisë), kafeina stimulon boshtin e fijeve dhe ndihmon në zgjatjen sa më të shpejtë të tyre, ndërkohë që bllokon efektet negative të lëndës kimike DHT, e cila njihet për dëmtimet e rrënjëve të flokëve (folikulave).

Mirëpo që flokët të marrin “dozën e nevojshme ditore”, duhet të konsumohen 50-60 kafe në ditë (gjë që është e pamundur). Prandaj, specialistët këshillojnë përdorimin e produkteve me përmbajtje të lartë kafeine.

Studiuesit zbuluan se kafeina kishte efekte më të mira tek femrat se sa tek meshkujt…

Gjetjet në fjalë përputhen plotësisht me përfundimet e një hulumtimi tjetër të kryer në vitin 2007, përsëri nga Gazeta Ndërkombëtare e Dermatologjisë, sipas të cilave kafeina i zgjaste flokët nga 33%-40% më shumë…

Sipas Dr. Tobias Fischer: “folikulat e flokëve që iu nënshtruan një trajtimi me kafeinë, shfaqën një ritëm të rëndësishëm zhvillimi brenda 24 orëve të para, dhe rritje akoma më të madhe në 8 ditë”./albstroka.com/S’ju mbetet gjë tjetër veçse ta provoni. Unë që jam konsumatore e rregullt e kafesë, e besoj plotësisht këtë hulumtim, pasi vërej zgjatje të shpejtë flokësh, akoma dhe në ato raste që prerja mujore i tejkalon 5 cm.

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top