You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » XHELI QË LUFTON ENJTJEN E SYVE, (ekskluzive)

XHELI QË LUFTON ENJTJEN E SYVE, (ekskluzive)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Orët e zgjatura para kompjuterit, mungesa e gjumit dhe moskujdesja e duhur, shpesh herë, na bëjnë të dukemi të lodhura dhe me sy të enjtur. Duke mos ditur se si ta trajtojmë gjendjen në mënyra natyrale, përdorim produkte të gabuara kozmetike, të cilat në vend që të na ndihmojnë, na e theksojnë problemin akoma më shumë… Rrjedhimisht, disa ose heqin dorë fare (sepse nuk vërejnë asnjë përmirësim), ose vijojnë të besojnë përrallat e reklamave me imazhe të superfiltruara… që në fakt nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, janë si dita me natën…

Gjithsesi, mos i humbisni shpresat plotësisht, pasi ka një zgjidhje të lehtë natyrale që bën mrekullira në këtë drejtim. Dhe ajo është përgatitja e një super xheli në kushte shtëpie:

Përbërësit

30 gr xhel aloe vera

1/4  e një kastreveci të madh (rreth 55 gr)

Përgatitja

Fillimisht presim në rrathë të vegjël kastravecin dhe e grijmë në makinën grirëse (blender). Në vazhdim, e hedhim në një tas dhe e përziejmë së bashku me xhelin aloe vera. Pastaj, e ruajmë në një vazo prej qelqi në derën e frigoriferit, dhe e përdorim sa herë duam./AlbStroka.com/

Shihemi pas pak…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top