You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » RECETA “MAGJIKE” QË DUHET TË PROVOJË ÇDO FEMËR, (EKSKLUZIVE)

RECETA “MAGJIKE” QË DUHET TË PROVOJË ÇDO FEMËR, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Këtu te ne po bie kaq shumë shi sa nuk j’ua përshkruaj dot… Megjithëse është ora 10:00 e mëngjesit, qielli është aq i errët, sa duket sikur ende është natë… Pavarësisht, motit të rënduar, unë s’kam ndërmend të heq dorë nga plani i ditës, akoma dhe borë të bjerë, sot do dal se s’bën për shopping, (që ju sigurisht do keni mundësinë t’i shihni në postin e ardhshëm…).

Por para se të përgatitem për dalje, do t’ju zbuloj një sekret të vogël, por shumë të vlefshëm për lëkurën e fytyrës dhe jo vetëm kaq, që do t’ju bëjë të ngjani me kukull porcelani…

Përbërësit

1 lugë gjelle kos të freskët

1 aspirinë

Përgatitja

Në 1 lugë ujë tretni aspirinën, pastaj përziejeni bashkë me kosin. Në vazhdim, përhapeni në fytyrë dhe qafë për rreth 15 minuta. Në fund, lahuni me ujë të ftohtë. Menjëherë pas kësaj, lëkura do të hidratohet në thellësi duke u bërë më e pastër dhe më e butë se kurrë./AlbStroka.com/

Shihemi në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top