You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SUPER TONIK PËR FOLIKULAT E FLOKËVE, (EKSKLUZIVE)

SUPER TONIK PËR FOLIKULAT E FLOKËVE, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Dëshironi të keni rrënjë të forta flokësh (folikula), por nuk dini se si ta arrini këtë? Zgjidhja është shumë e thjeshtë… dhe gjendet në çdo shtëpi… Grejpfruti (nerenxa) njihet si një nga tonikët më të shkëlqyer për shëndetin e flokëve, e rekomandojnë vetë mjekët, anembanë botës, për trajtimin e tullacllëkut (baldness). Në mënyrë të shëndetshme dhe të sigurtë, fruti “magjik” stimulon folikulat e flokut duke përshpejtuar rritjen e tyre. Më poshtë pu ju postoj një recetë (ekskluzive) shumë të efektshme që do t’ju ndryshojë rrënjësisht pamjen e deritanishme të flokëve tuaja.

Tonik flokësh me grejpfrut (nerenxë)

Përbërësit

2 lugë çaj aloe vera

2 pika glicerinë

pakëz vaj grejpfruti (nerenxe)

1/2 lugë çaj ekstrakt rrushi

1/2 litër ujë

 Përgatitja

Në një enë përzieni mirë së bashku të gjithë përbërësit e mësipërm, sipas rradhës renditëse. Në vazhdim, ruajeni në një shishe me pompë dhe spërkatini flokët lehtësisht me të, ndërsa bëni dush./AlbStroka.com/

 Shihemi në shkrimin e radhës me një tjetër temë interesante…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top