You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » PUDRA AROMATIKE QË LUFTON THATËSINË DHE PLAKJEN E LËKURËS, (EKSKLUZIVE)

PUDRA AROMATIKE QË LUFTON THATËSINË DHE PLAKJEN E LËKURËS, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Sheqeri është një përbërës i rëndësishëm natyral, i cili falë sistemit të tij hidratues të ngjashëm me atë të lëkurës sonë, mund të lehtësojë ndjeshëm lëkurat e thata si dhe të luftojë shenjat e plakjes. Gjithashtu, mund të kurojë lëkurat që vuajnë nga dehidratimi i përkohshëm, si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike.

Përbërësit

1 filxhan sodë buke

2 lugë gjelle sheqer

1 lugë gjelle kanellë

1 lugë gjelle xhenxhefil

1 lugë gjelle erëzash (karafil)

Përgatitja

Në një enë përzieni së bashku përbërësit e sipërpërmendur dhe pastaj ruajeni në një shishe prej qelqi në vend të errët e të thatë.

Para se të laheni, hidhni në vaskën e mbushur me ujë të ngrohtë dy lugë gjelle nga pudra e mësipërme dhe zhytuni në të… Kjo është dhurata më e mirë që mund t’i bëni vetes tuaj./AlbStroka.com/

Shihemi në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top