You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË TRAJTONI PUÇRRAT E KUQE NË FYTYRË DHE SHPINË, (EKSKLUZIVE)

SI TË TRAJTONI PUÇRRAT E KUQE NË FYTYRË DHE SHPINË, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Problemi i puçrrave është i ngjashëm me atë të celulitit, nuk ka femër që të mos ketë ndonjë tek-tuk. Madje, po ta vini re, ato shfaqen e rishshfaqen gjithmonë në të njëjtën pjesë. Për shembull, disa femra kanë puçrra vetëm në ballë, ndërsa ca të tjera përreth mjekrës. Rrallëherë qëllon të shikosh femra të mbushura  me puçrra në të gjithë sipërfaqen e fytyrës, (përveç atyre rasteve ku pikasen probleme hormonale).

Tani sado pak apo shumë të kesh, ato janë gjithmonë të bezhdisshme, sidomos kur përskuqen dhe bëhen akoma më të theksuara. Më poshtë po ju zbuloj një mënyrë të thjeshtë dhe goxha të efektshme për trajtimn e përskuqjeve të tyre:

Përbërësit:

1 lugë çaj mjaltë

1 papajë të bërë brumë si pure

2-3 pika limon

Përgatitja

Në një tas shtoni të gjithë përbërësit duke i përzierë mirë së bashku, derisa të krijohet një masë e trashë rrëshqitëse. Në vazhdim, përhapeni në pjesët problematike, duke e lënë të veprojë rreth 20 minuta. Pastaj, lahuni me ujë të ftohtë dhe aplikoni kremin hidratues./AlbStroka.com/

*Receta e mësipërme këshillohet vetëm për trajtimin e përskuqjve, dhe jo për largimin e shenjave të mbetura nga aknet…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top