You Are Here: Home » Kuriozitete » A e dini se…

A e dini se…

Personalisht, nuk kam qene kurre e dhënë pas kafshëve apo shpendëve, por sigurisht kjo nuk do të thotë se nuk jam e ndjeshme përballë tyre. Përkundrazi, kam lexuar artikuj të ndryshem në lidhje me botën e kafshëve/shpendëve duke pasuruar deri në një farë menyre dijet e mija. Sot, mendova që një pjesë të këtyre njohjeve apo informacioneve që kam koleksionuar ti ndaje me lexuesit e mi, pra me ju. Në ditët  e ardhshme influksi i i informacioneve në këtë faqe për sa i përket kafshëve/shpendëve do të jetë në rritje. Ky hap do të përbej dhe një mënyre të mirë për të rifreskuar dijet tona në biologji. 

 Nga Lorena Stroka

A e dini se…

 1…disa milingona te Azisë Juglindore që jetojnë në pemë ndërtojnë fole, duke bashkuar copëza gjethesh? Një numër punëtoresh bashkon të dy anët e gjetheve, duke e mbajtur njërën me nofulla dhe tjetrën me këmbë. Ndërsa disa punëtore të tjera merren me thurrjen, duke përdorur një lloj lëngu me veti ngjitëse që prodhojnë nimfat. 2…disa peshq ndryshojnë gjini, peshkëngjëlli i Paqësorit jugor jeton në grupin e një mashkulli dhe shtatë femrave. Kur mashkulli vdes, femra më e madhe së shpejti merr vendin e tij. 3…breshkat mund të jetojnë pa ushqim për periudha të gjata kohore? Lloji i breshkave (Emys orbicularis), jo vetëm ka qëndruar pa ngrënë për gjashtë vjetë me rradhë, por njihet dhe si lloji i breshkave të cilat janë të përjetëshme, pasi jetojnë deri në 120 vjetë. 4…ekzistojne milingona femra që prodhojnë mjaltë. Jetojnë në pika të veçanta, atje ku lulet çelin vetëm disa javë në vit. Në barkun e fryrë të punëtoreve ka disa vena të cilat shndërrohen në organe që pastrojnë mjaltin. Në vazhdim, produkti i vlefshëm ruhet si ushqim në fole, për stinën e thatë.  5…shumë insekte kanë aftësinë të imitojnë objekte të ndryshme, si gurë, degë, akoma dhe jashtëqitje zogjësh? Virtualisht, e bëjnë për tju shmangur armiqëve të vet, domethënë kafshëve që ushqehen me insekte. Gjithëashtu, kanë aftësinë të imitojnë njëra tjetrën, duke mos i lejuar kafshët e tjera ti sulmojnë. Imitimi nuk është vetëm vizual, ndërkohë që disa prej tyre riprodhojnë sjelljen, akoma dhe erën, e insekteve të tjera. 6…shumë kafshë pasi i lindin vezët menjëherë i braktisin, ndërsa disa të tjera i qëllojne/shkelmojnë dhe i mbrojnë. Tek shpendët forma e vezës, dhe kryesisht ngjyra e saj, përbëjnë të dhëna shumë të rëndësishme, ndërkohë qe ndihmojnë prindërit e tyre të njohin vezët e veta. Por për sa i përket kësaj, nuk zotërojnë të gjitha të njëjtat aftësi . Disa nuk arrijnë të dallojnë vezët e tyre nga ato të të tjerave, kështu që shpesh herë pranojnë në foletë e tyre vezë të huaja. Ndërsa disa shpendë të tjerë si qyqja, i lindin vetë vezët në fole të huaja. Zogjtë që njohin vezët e tyre, janë ata që jetojnë në zona të banueshme dhe lindin midis shkembinjëve ose në dhe, si p.sh. urithët. 7…krokodili i detit shpesh del në buzë të detit për tu ngrohur në diell. Në ditët e ngrohta e mban gojën hapur per tu freskuar. 8 …shprehja “lotë krokodili” vjen nga fakti që  krokodili, për të mbrojtur sytë e ndjeshëm të vet, duhet që të pastroj shpesh kokordhokun optik. Me këtë mënyrë lehtësohet lëvizja e qepallës që mbron syrin, kur është i zhytur në ujë. Kështu që është e vërtetë që krokodilët qajnë, por jo nga dhembja apo emocionet si njerëzit…

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top