You Are Here: Home » Gnomonologji » PAMATËSIA E KOHËS…

PAMATËSIA E KOHËS…

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Kahlil Gibran

Do donit të masnit kohën që është pa metra dhe e pamatshme. Do donit të përshtatnit sjelljen tuaj, madje të drejtonit dhe rrugën e shpirtit tuaj, sipas orëve dhe stinëve? Do donit ta kthenit kohën në lumë, dhe të uleshit në krah duke ndjekur rrjedhën e tij?

E pakohshmja brenda jush është vetëdija e pakohësisë së jetës. Dhe e di që e djeshmja nuk është më shumë se kujtimi i të sotmes, dhe e nesërmja, ëndrra e të sotmes. Ajo çka këndon dhe mendon brenda jush, banon ende brenda kufijve të çastit të parë që shpërndau yjet në hapësirë.

Cili prej jush nuk ndjen brenda vetes se forca e tij për të dashur është e pakufijshme? Por dhe cili prej jush, nuk ndjen se e njëjta dashuri, dhe pse e pakufijshme, është e burgosur brenda qendrës së qenies tuaj, dhe nuk arrin të fluturojë nga njëri mendim dashurie në tjetrin, dhe as nga njëri veprim dashurie në tjetrin?

Mos koha nuk nuk është si dashuria e pandashme dhe pa ritëm? Në qoftë se në mendjen tuaj keni nevojë ta masni kohën me stinë, atëherë bëni që çdo stinë të përfshijë të gjitha stinët e tjera. Bëjeni të sotmen të përqafojë të shkuarën me kujtim, dhe të ardhmen me mall./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top