You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » VAJI I BAJAMES QË PËRDOR PËRDITË PËR FLOKËT DHE QERPIKËT

VAJI I BAJAMES QË PËRDOR PËRDITË PËR FLOKËT DHE QERPIKËT

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Pardje, pas përpjekjes së tretë (dhe të dështuar) për përgatitjen e ëmbëlsirës, dy gjëra më mbeteshin të bëja: ose të mbyllesha brenda dhe të mërzitesha (akoma më shumë), ose të dilja jashtë dhe të ngushëllohesha me ndonjë blerje të re. Eh, zgjodha të bëja të dytën… Bleva vajin e bajames (gjithmonë në FARMACI), që përdor çdo ditë për shëndetin e mirë të flokëve/qerpikëve si dhe disa gjëra të vogla që i kisha piketuar ditë më parë./AlbStroka.com/

Vaji i bajames më ka ndihmuar tej mase në mirëhidratimin, forcimin, ushqyerjen dhe zgjatjen e flokëve dhe qerpikëve. Fare lehtë mund ta përdorni në fytyrë dhe qafë, mjafton të hidhni disa pika vaj në duar dhe ta përhapni me kujdes para se të flini./AlbStroka.com/

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top