You Are Here: Home » Gnomonologji » PASQYRA E REALITETIT… JASHTËSHKRIME TË PAQARTA…

PASQYRA E REALITETIT… JASHTËSHKRIME TË PAQARTA…

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Arturo Perez-Reverte

Bota nuk është kaq e thjeshtë sa duan të na bëjnë ta besojmë…

Jashtëshkrimet janë të paqarta, ngjyrimet larmojnë… Asgjë  nuk është e zezë apo e bardhë. E keqja mund të jetë një maskim i së mirës dhe anasjelltas, pa përjashtuar njëra-tjetrën. Një qenie njerëzore mund të dojë dhe tradhtojë të afërmin e vet në të njëjtën kohë: viktimë dhe xhelat!

Vër dhe ti shembujt e tu. Jeta është një peripeci e pasigurtë në një peizazh të ngatërruar, me kufijë që zhvendosen vazhdimisht, me kufijë të shtirur, ku gjithçka mund të ndalojë dhe nisë nga fillimi në çdo çast, ose të mbarojë aty ku s’e pret, si një presë e papriitur, gjithmonë dhe kurrë. Aty, e vetmja e vërtetë e padyshimtë, e prekshme, e padiskutueshme dhe e caktuar është vdekja. Ne nuk jemi veç një rrufe e vogël midis dy netëve të përjetshme, dhe koha jonë, princesha ime, është shumë e shkurtër./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top