You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » MË MIRË… URREMË

MË MIRË… URREMË

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Fernando Pessoa

Asgjë nuk është më e rëndë se dashuria e tjetrit – as urrejtja e tij – sepse urrejtja nuk është diçka e vijueshme si dashuria: si ndjenjë e pakëndshme që është, cilido që e ndjen, ka prirjen instinktive ta ndiejë sa më rrallë. Gjithsesi dashuria dhe urrejtja na presionojnë njëlloj: që të dyja na kërkojnë dhe na gjejnë, nuk na lënë kurrë vetëm.

Idealja do të ishte që të gjitha këto t’i jetoja përmes një romani – në jetën reale të pushoj – të lexoj ndjenjat e mia dhe të jetoj përbuzjen time për to…

Vetëm në ëndrrat tona jemi të vërtetë, sepse çdo gjë tjetër kur realizohet, i përket botës dhe të gjithë njerëzve. Nëse një nga ëndrrat e mia merrte formë të plotë, do ta xhelozoja, sepse do të më kishte tradhtuar duke u bërë realitet. “I realizova dëshirat e mia”, thotë i dobëti dhe gënjen. E vërteta është se thjesht ëndërroi profetikisht ato që jeta realizoi për të. Asgjë nuk realizohet nga ne. Jeta na flakë në ajër si gurë, dhe ne lëshojmë britma nga lart: “Shikoni si përkundemi”./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top