You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË PËR MBROJTJE DHE USHQYERJE TË LËKURËS (PROCESI NË FOTO)

MASKË PËR MBROJTJE DHE USHQYERJE TË LËKURËS (PROCESI NË FOTO)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithve!

Receta e sotme është nga më të lehtat por dhe më efikaset njëkohësisht. Është e përshtatshme për të gjitha grupmoshat dhe llojet e lëkurës. Ju ofron mbrojtje të brendshme dhe të jashtme, si dhe ushqyerje në thellësi. Thjesht para se të kalojmë tek procesi i përgatitjes dua t’ju theksoj diçka: Mikesha të dashura, mos u nxitoni të kërkoni efekte të menjëhershme, përbërësit natyralë veprojnë gradualisht… ndryshimet vërehen pas 2-3 muajve, OK?!

Përbërësit që do të nevojiteni

1 banane e pjekur mirë

1 lugë gjelle mjaltë (fshati)

10 pika lëng limoni (preferoni ta shtrydhni në çast)

Përgatitja

Prijeni bananen në rrathë të vegjël dhe shkrijeni në blender, pastaj hidheni në një tas, bashkë me mjaltn dhe lëngun e limonit. Përziejini mirë derisa të formohet një masë e homogjenizuar. Në fund, aplikojeni në fytyrë dhe qafë të pastër për rreth 25-30 minuta. Shplahuni me ujë të ftohtë dhe aplikoni kremin tuaj hidratues./AlbStroka.com/

Përqafime të sinqerta për të gjithë ju…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top