You Are Here: Home » Kuriozitete » PRIRJA E RE NË… VARRIME! TË VDEKURIT POZOJNË SIÇ ISHIN GJALLË!

PRIRJA E RE NË… VARRIME! TË VDEKURIT POZOJNË SIÇ ISHIN GJALLË!

Nga Lorena Stroka

Mund t’ju duket makabre dhe e pabesueshme, por jashtë është prirje. Moda e re që po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë nëpër funerale është që i vdekuri të mos jetë i shtrirë në arkivol si zakonisht, por në një skenë nga jeta e tij e përditshme.

Kohët e fundit, derën e një zyre funeralesh në Nju Orlean po trokasin klientë të ndryshëm, të cilët kërkojnë që kur të largohen nga kjo botë të mos varrosen në mënyrë tradicionale, por, ashtu siç ishin gjallë. 53 vjeçarja që shihni në foto u varros ashtu siç ishte mësuar të jetonte. Në kuzhinën e shtëpisë së saj me një birrë dhe cigare në dorë.

Të njëjtën gjë kishte kërkuar dhe boksieri Christopher Rivera, të cilin e vranë. Para se të vdiste, kishte shprehur dëshirën që funerali i tij të ngjante me ring të vërtetë. Përgjegjësi i zyrës funerale, i cili pse jo mund të quhet dhe regjisor, deklaroi se deri tani ka realizuar vetëm 6 funerale të këtij lloji. Sipas tij: “kërkesat janë të panumërta, veçse klientët janë ende gjallë”.

Në qoftë se vetëpyeteni për koston e varrimit, dua t’ju them se është shumë më e lartë se zakonisht, sepse siç e shihni dhe vetë, nevojitet shumë punë për arritjen e një rezultati të mirë./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top