You Are Here: Home » Gnomonologji » FILOZOFI DHE UJKU

FILOZOFI DHE UJKU

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Mark Rowlands

Ashtu si mirësia e vërtetë njerëzore mund të shfaqet vetëm kur tjetri është i dobët, kështu dhe ligësia e vërtetë kontrollohet vetëm në lidhje me dobësinë e tjetrit.

Dhe pikërisht këtu gjejmë dështimin e vërtetë të njeriut. Njeriu është kafsha që krijon dobësi. Marrim ujkun dhe e bëjmë qen. Marrim demin e egër dhe e bëjmë ka. Marrim kalin e egër dhe e tredhim… I bëjmë kafshët e tjera të dobëta, me qëllim që të mund t’i përdorim. Dhe jemi i vetmi lloj në mbretërinë e kafshëve që zbatojmë këtë formë sjelljeje.

Jeta është një proces shumë i pakëndshëm që ndan të fortët nga të dobëtit. Jeta është e keqe deri në kockë. Ajo që i karakterizon njerëzit është marrja e ashpërsisë së jetës, përsosmëria dhe përforcimi i saj. E ngritën në shkallë më të lartë.

Në qoftë se na duhet ta përkufizojmë njeriun me një fjali, do të sugjeroja këtë: Njeriu është kafsha që ndërton mundësinë e ligësisë së vet./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top