You Are Here: Home » Gnomonologji » BUJARI, E DËGJONI?!

BUJARI, E DËGJONI?!

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Henry Miller

Ngjarjet ose ndodhin, ose nuk ndodhin. Kjo është e gjitha. Asgjë, domethënë, nuk e arrijmë me djersë dhe mundim. Pothuajse çdo gjë që ne e quajmë jetë, nuk është gjë tjetër veçse pagjumësi, nga meraku që  kemi humbur zakonin e gjumit dhe nuk dimë se si të qëndrojmë të lumtur. Jemi si ata njerucët mekanikë të kutive magjike që ndodhen në cepin e sustës dhe hidhen lart porsa hapet kutia, sa më lart kërcejmë, aq më të vështirë e kemi të kthehemi në kuti.

Bujari, e dëgjoni? Asnjë prej jush nuk e zbatoi as në paqe e as në luftë. Kuptimi i fjalës ju duket i panjohur, dhe mendoni se bujari është të furnizoni palën që fiton me armë, pushkë dhe topa, të dërgoni infermierë të Kryqit të Kuq dhe ushtri shpëtimi në vendngjarje, të ofroni ndihmë pas njëzetë vjetësh, të jepni pensione dhe karrige me rrota për të paaftët, si dhe të merrni luftëtarë në pozicionet e tyre të vjetra. Kuptimi i vërtetë i fjalës është ende i panjohur për ju. Bujari është të thuash Po, para se tjetri të të kërkojë diçka./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top