You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË LUFTONI KRUARJET E LËKURËS

SI TË LUFTONI KRUARJET E LËKURËS

© Lorena Stroka

Përshëndetje përsëri…

Ankthi dhe nervozizmi i tepruar, shpesh herë shkaktojnë kruarje, që me kalimin e kohës, çojnë në acarime serioze të lëkurës. Në rast se vuani nga probleme të tilla, më poshtë do t’ju zbuloj disa sekrete të vogla, që me siguri do t’ju lehtësojnë më së miri.

Limoni

Limoni është i pasur me vitaminë C, ka veti zbardhëse, anti-inflamatore dhe është një nga kurat më të mira për kruarjet. Vaji i limonit ka aftësinë të “mpijë” pjesën ku shfaqni acarime lëkure.

Aplikimi

Prini një limon në dy pjesë dhe shtydheni mbi pjesën ku keni kruarje, brenda disa sekondave do të lehtësoheni plotësisht.

Soda e bukës

Falë vetive të saj qetësuese, soda ju lehtëson nga simptomat e kruarjeve, lëkurës së plasaritur si dhe parandalon acarimin e mëtejshëm të saj. Rikthen ekuilibrin natyror të pH së lëkurës, duke e bërë atë më të pastër dhe të butë.

Aplikimi

Përgatisni një pastë kremoze me sodë e ujë dhe aplikojeni mbi zonën që keni kruarje.

Uthulla

Uthulla ofron lehtësim të shpejtë nga kruarjet dhe parandalon acarimin e mëtejshëm të tyre. Është një antiseptik natyror që falë acidit acetik mund të rregullojë aciditetin natyral të lëkurës si dhe të ndihmojë në eleminimin e mikroorganizmave që përgjegjësohen për acarimin e lëkurës.

Aplikimi

Qullni një copë pambuk në uthull, dhe kalojeni në pjesët problematike.

Aloe Vera

Aloe vera ka efekt hidratues, qetësues dhe shërues. Aplikoni pak xhel aloe mbi pjesën e acaruar dhe brenda disa çasteve do të ndiheni plotësisht të qetësuar./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top