You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » KE FRIKË TË NDRYSHOSH – Paulo Coelho

KE FRIKË TË NDRYSHOSH – Paulo Coelho

Shqipëroi: Lorena Stroka, Master of Arts in Specialised Translation

Paulo Coelho

Kemi frikë të ndryshojmë sepse besojmë se pas shumë përpjekjeve e sakrificave njohim botën, botën  e sotme.

Akoma dhe nëse kjo botë nuk është më e mira e gjithë botëve, akoma dhe nëse nuk jemi plotësisht të kënaqur nga kjo, prapë së prapë, kemi përshtypjen se kjo botë nuk do të na befasojë për keq.

Nuk jemi të padrejtë…

Nuk do të ishim të padrejtë…

Kur ta shikojmë të arsyeshme, do të bëjmë disa përshtatje të vogla, që gjithçka të mbetet e njëjtë…

Shikojmë se malet qëndrojnë gjithmonë në të njëjtin vend. Shohim se pemët që kultivojmë, kur mbillen për së dyti herë, zakonisht thahen.

Dhe themi: “Duam të jemi si malet dhe pemët: Të fortë dhe të respektuar”.

Akoma dhe gjatë natës, zgjohemi me mendimin: “Ah, sikur të isha si zogjtë që shkojnë e vizitojnë Damaskun e Bagdatin, dhe kthehen kur u do qejfi!”.

ose

“Ah, sikur të isha si era, që asnjë s’e di se nga vete e shkon, dhe që në çdo kohë mund të ndryshojë drejtim, pa dhënë shpjegime askund!”.

Megjithatë, të nesërmen, të gjithë mbajmë mend, se zogjtë gjithmonë përpiqen të shpëtojnë sa nga gjuetarët, po aq dhe nga shpendët me të mëdhenj. Dhe se nganjëherë shtjella e rrëmbyeshme e erës mund të shkatërrojë çdo gjë përreth saj.

Është mirë të ëndërrojmë, se në të ardhmen, do të kemi mjaft kohë për të udhëtuar, dhe se një ditë kjo do të bëhet. Kjo na gëzon, sepse e dimë që jemi në gjendje të bëjmë më shumë se kaq./AlbStroka.com/

Të ëndërruarit nuk përbën rrezikshmëri. E rrezikshme është të mundohesh të bësh ëndrrat e tua realitet.

GABIM!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top