You Are Here: Home » Mjekësi » Si sheqeri përshpejton shërimin e plagëve

Si sheqeri përshpejton shërimin e plagëve

Nga Lorena Stroka

Sheqeri ndihmon në shërimin e plagëve kur e fërkojmë mbi to…

Në Afrikë, sheqeri mbi plagë, njihet si një formë tradicionale për trajtimin e tyre. Kohët e fundit, metoda në fjalë po aplikohet (ende në fazë eksperimentale) në një spital Britanik. Ideator i kësaj nisme ishte një infermier Afrikan.

Studimi i Moses Murandu (infermierit), tregoi se sheqeri i kristalizuar vret bakteriet që pengojnë shërimin e plagëve dhe shkaktojnë dhembje kronike.

Gjatë studimit 6-mujor në 21 pacientë, Murandu, përdori sheqer në plagët e hapura që u shkaktuan nga palëvizshmëria e trupit, në këmbë dhe gjymtyrë të prerë, kur plagët nuk shfaqnin asnjë përmirësim ndaj terapive konvencionale.

Sheqeri ka vetinë të tërheq ujin që lejon rritjen e bakterieve në plagë. Nuk shkakton dhembje, përkundrazi të çliron nga ato. Gjithashtu, është një nga terapitë më të lira, krahasimisht me të tjerat, dhe ka po të njëjtin efekt./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top