PAJISJA QË KARIKON BRENDA 30 SEKONDAVE CELULARËT
Për të gjithë ju që përditë jetoni me nevojën për të karikuar pajisjet tuaja të zgjuara, një kompani e re nga Izraeli ka gjetur një zgjidhje mjaft interesante. Bëhet fjalë për StoreDot Ltd, e cila zbuloi një karikues tepër të veçantë, që premton se mund të karikojë telefonin tuaj celular brenda 30 sekondave.Varianti komercial i karikuesit të ri pritet të hidhet në treg në fund të vitit 2016, dhe vlerësohet se do të jetë dyfish më i shtrenjtë se karikuesit e tjerë.
Pajisja u prezantua në Konferencën Think Next të Microsoft në Tel Aviv.
StoreDot “lindi” nga departamenti i Nanoteknologjisë të Universitetit të Tel Avivit dhe është e njëjta kompani që projektoi ngarkuesin prototip për Galaxy 4 të Samsung.
Ngarkuesi i ri ka madhësinë e një transformatori lap top-i. Gjithsesi, StoreDot njoftoi se përmes një programi që kanë në dorë, së shpejti do të zvogëlojnë volumin e pajisjes./AlbStroka.com/
© AlbStroka.com