You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KREMI QË HEQ RRUDHAT E SYVE DHE FORCON ZONËN PËRRETH TYRE

KREMI QË HEQ RRUDHAT E SYVE DHE FORCON ZONËN PËRRETH TYRE

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Receta që kam zgjedhur për ditën e sotme është e përshtatshme për të gjitha femrat mbi 22 vjeç (sa më e re të jesh në moshë, aq më të dukshme do të jenë efektet në lëkurë). Ky krem është mirë të përdoret në moshë të re, për arsye se përveçse parandalon shfaqjen e rrudhave, forcon në mënyrë të shkëlqyer dhe zonën përreth syve.

Përbërësit që do të nevojiteni

Faza e parë

21.4 gr ujë

1 gr glicerinë

Faza e dytë

1.8 gr vaj lajthie

0.6 gr vaj rrushi

0.6 gr gjalp Murumuru, ose gjalp Monoi de Tahiti

0.6 gr Cetyl Alcohol

2.1 gr OLIVEM 1000

Faza e tretë (nën 35° celsius)

2 pika vitaminë A

6 pika kolagjen bimor

0.6 gr ekstrakt waterlily

6 pika shtesa cosgard

Pajisjet: dy enë zjarrduruese, një termometër dhe një vazo prej qelqi.

Përgatitja

Në dy enë (zjarrduruese) ngrohni përbërësit e Fazës I dhe Fazës II, në temperaturë jo më të lartë se 70° celsius. Pasi t’i hiqni nga zjari, përzieni shumë shpejt dhe mirë përbërësit e të dyja fazave. Sapo temperatura e masës të bjerë në 35 ° përafërsisht, shtoni përbërësit e fazës së tretë dhe vazhdoni me të njëjtin ritëm pëzierjen e tyre (për të përshpejtuar procesin, vendosni brumin  e krijuar (në enë) në ujë të ftohtë për rreth 10 minuta). Në fund, zbrazeni në një vazo prej qelqi, mbi të cilën mos harroni të shkruani datën e prodhimit të kremit./AlbStroka.com/

Përdorimi

E aplikojmë çdo ditë përreth syve (në lëkurë të pastër dhe të patrukuar).

Shihemi pas pak… (për çdo pyetje që mund të keni lidhur me shkrimin, më kontaktoni më poshtë te fusha e komenteve).

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top