You Are Here: Home » Të ndryshme » Belgjika, zemra e Europës (I)

Belgjika, zemra e Europës (I)

Nga Lorena Stroka

Mbreteria e Belgjikes ndodhet ne pjesen veriperendimore te Europes, eshte nje nder vendet anetare qe themeluan Bashkimin Europian (BE). Belgjika eshte konsideruar si zemra e Europes pasi organizatat me te medha te Europes si NATO-ja vazhdojne te funksionojne atje. Siperfaqja e Belgjikes eshte 30. 538 km², ndersa popullesia e saj nuk eshte me shume 10.5 milione banore.  Belgjika eshte nje vend multikulturor, nen strehen e se ciles jetojne njerez nga e gjithe bota, ia vlen te permendet fakti qe midis personave me kombesi te ndryshme ka edhe shume shqiptare, te cilet punojne dhe jetojne  aty. Madje nje pjese e tyre kane pasur mundesine te ndjekin studime e kualifikime te ndryshme ne Belgjike, ku me pas kane gezuar te gjitha te drejtat e barabarta me qytetaret Belge. Per shkak te kufizimeve te saja gjeografike, shpesh here Belgjika eshte shnderruar ne “shtepi” te dy grupeve te medha etnike te flamaneve dhe frankofoneve plus edhe nje grupi te vogel qe flasin gjermanisht. Gjeografikisht, Belgjika ndahet ne dy pjese te medha, ne njeren prej tyre jetojne ata qe flasin Holandisht, te cilet jetojne ne veri te Belgjikes dhe perbejne 59% te popullsise, ndersa ne pjesen tjeter jetojne frankofonet te cilet jetojne ne  jug te Belgjikes. Keshtu pra gjuhet zyrtare jane dy: flamisht dhe frengjisht, ndersa vetem 10% e popullsise perdor gjuhen gjermane. “Shumellojshmeria gjuhesore dhe mosmarreveshjet politiko-kulturore jane reflektuar ne historine politike dhe kompleksin e sistemit qeveritar”. Emri “Belgjike” vjen nga Gallia Belgica, nje province Romake, ne pjesen veriore te Gaul-it e cila banohej nga belgae, nje kryqezim Keltesh dhe Gjermanesh. Historikisht, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu ishin te njohura si Vende te Ulta. Qysh nga fundi i Mesjetes deri ne shek XVII, ajo ishte nje qender prosperuese (kalimtare) per qellime tregtie dhe kulturore. Ndersa nga shek XVI dhe deri ne Revolucionin Belg 1830, shume beteja midis forcave te ndryshme Europiane u zhvilluan ne toke Belge, duke u konsideruar keshtu  si “fusha e betejave Europiane”. Ne pjesen e dyte te shek XX Belgjika u perfshi nga kryengritja e konflikteve etnike midis flamaneve dhe frankofoneve, duke i akuzuar keta te dytet, te paret per favorizim ekonomik, kulturor etj. Ndersa frankofonet e konsideronin veten si njerez te cileve u ishin mohuar te drejtat e tyre dhe qe ishin lene ne harrese nga organet kompetente. Sipas shume vezhguesve kjo mosmarreveshje e cila vazhdon te strehohet ne zemrat e te dy paleve, mund ta kishte drejtuar vendin akoma dhe ne PERCARJE…

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top