You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » Peeling natyral për luftimin e zbokthit (EKSKLUZIVE)

Peeling natyral për luftimin e zbokthit (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Për shumë femra të bërit peeling në rrënjët e flokëve, tingëllon disi e pabesueshme, pasi mendojnë se peeling bëhet vetëm në fytyrë dhe trup. Mirëpo nuk i thonë kot: “Sa të rrosh do mësosh…”.

Në qoftë se vuani nga zbokthi dhe kruarjet e tepërta të lëkurës së kokës, do t’ju rekomandoja të bënit recetën e mëposhtme, është kaq e efektshme, sa kur të shihni veten në pasqyrë (pas 7 javësh) nuk do t’ju besohet që jeni ju. Flokët tuaja do të jenë më të shëndetshme, më të shkrifura, më të buta dhe sigurisht pa zbokth.

Përbërësit

1 filxhan kafeje vaj ulliri

1 lugë gjelle uthull molle

2 lugë gjelle miell misri

Përgatitja

Në një tas shtoni të gjithë përbërësit e mësipërm dhe përziejini mirë derisa të formohet një masë e homogjenizuar. Në vazhdim, lagni flokët me ujë të ngrohtë, dhe aplikoni në rrënjë produktin me majat e gishtave, duke bërë masazh të lehtë. Lereni të veprojë për rreth 30 minuta (për efekte më të mira mbështillini flokët me një membranë plastike), dhe në fund lahuni si gjithmonë.

Vaji i ullirit i hidraton dhe ushqen flokët në thellësi. Uthulla e mollës kontribuon në rregullimin e ph së tyre, ndërsa mielli i misrit në kombinim me vajin largon qelizat e vdekura./AlbStroka.com/

Shihemi nesër…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top