You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » JA ÇFARË BËJ UNË PËR FORCIMIN E GJINJVE (ekskluzive)

JA ÇFARË BËJ UNË PËR FORCIMIN E GJINJVE (ekskluzive)


© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Për shkak të kohës së kufizuar që kam në dispozicionin tim (imagjinoni me njërën dorë shkruaj, dhe me tjetrën krihem), do të jem disi lakonike në përshkrimin e shkrimit të sotëm, (përballë meje kam partnerin që ma bën me shenjë të nxitohem e të zbres poshtë shtëpisë, para se të ndryshojë mendje – kështu është kur vendos të shkosh për shopping me meshkuj… më shumë të çorientojnë se sa të ndihmojnë… ufffffff).

Shkurtimisht, dua t’ju them se këtë recetë unë e aplikoj një ditë po dhe një ditë jo. Është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës. Përbërësi kryesor i saj është majaja e cila përmban shumë vitamina, aminoacide dhe minerale që ushqejnë lëkurën.

Përbërësit

2 lugë gjelle maja birre (pluhur)

2 lugë gjelle ujë të distiluar

2 lugë gjelle lëng karote

1 lugë gjelle lëng limoni

1 lugë gjelle lëng gruri (të zier)

Përgatitja

Në një tas hidhni lëngjet e sipërpërmendura, pastaj shtoni pluhurin e maja birrës, duke e përzierë mirë derisa të krijohet një masë e trashë. Në rast se brumi është më i ujshëm nga ç’duhet, shtoni pak pluhur majaje, ndërsa po të jetë më i ngurtë, pakëz ujë. Aplikojeni në lëkurë të pastër për rreth 30 minuta (po të doni, përdoreni jo vetëm në gjinj, por edhe në fytyrë e qafë). Për lëkurat e thata, rekomandohet shtesa e disa pikave vaj bajameje. Ndërsa për lëkurat e yndyrshme, uji i trëndafilit ose livandos. Personalisht, kam mbetur shumë e kënaqur nga efektet e maskës së mësipërme, uroj të njëjtën gjë edhe për ju./AlbStroka.com/

Ju përqafoj nga larg të gjithëve…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top