You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË BËSH VETË SAPUN PËR ZHDUKJEN E PUÇRRAVE, CELULITIT DHE ZBOKTHIT TË FLOKËVE (EKSKLUZIVE)

SI TË BËSH VETË SAPUN PËR ZHDUKJEN E PUÇRRAVE, CELULITIT DHE ZBOKTHIT TË FLOKËVE (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Si urrejtëse e përbetuar e përsëritjeve në çdo drejtim… mendova që sot të flasim për diçka tjetër, për bërjen e sapuneve në kushte shtëpie…

Sapuni është një lëndë organike me aftësi tretëse në ujë, përdoret jo vetëm për pastrim sipërfaqesh, por dhe për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës, sa në trajtë të ngurtë, po aq edhe në të lëngshme.

Sapuni i trumzës është ideal për trajtimin e lëkurave me puçrra, me celulit dhe luftimin e zbokthit të flokëve.

Përbërësit që do të nevojiteni:

Gjysmë sapuni të grirë (marseille)

1 lugë gjelle vaj kastori ose ulliri

1 lugë gjelle vaj dafine

1 lugë gjelle trumzë

5 pika vaj esencial trumze (nëse doni)

Përgatitja

Në një enë me madhësi mesatare, hidhni sapunin e grirë dhe vëreni në zjarr të shkrijë. Pasi të shkrijë, hidheni në një enë tjetër të ftohet pak, dhe sapo të krijojë kore, shtoni vajrat esencialë duke i përzierë mirë me lugë.

Pastaj, merrni format e gatshme të ëmbësirava (kallëpet), lyejini me vaj ulliri dhe zbrazni në to masën e krijuar. Në vazhdim, vendosini në frigorifer për 12 orë. Në fund, hiqini nga kallëpet (nëse vështirësoheni, përdorni thikë) dhe vendosini në një peshqir prej pambuku, larg çdo drite apo ngrohtësie. Procesi i tharjes nuk zgjatë më shumë se 20 ditë./AlbStroka.com/Sapunin mund ta përdorni sa herë të doni.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top