You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » LIFTING fytyre në kushte shtëpie (EKSKLUZIVE)

LIFTING fytyre në kushte shtëpie (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Varja e lëkurës së fytyrës nis të shfaqet nga mosha 30-35 vjeç. Shenjat e para janë rrudhat përreth buzëve, anash syve, në mesin e vetullave dhe në pjesën e qafës.

Ndotja e ajrit, kequshqyerja, rrezet diellore, mungesa e ushtrimit fizik, duhanpirja, ankthi etj., i bëjnë këto shenja gjithnjë e më të dukshme. Receta e mëposhtme (Lifting natyral, do ta quaja unë) është speciale për lëkura absolutisht të lodhura. Femrat mbi 40 vjeç mund ta përdorin në mëngjes, por dhe në darkë si krem nate, ndërsa ato nën 40 vjeç, vetëm në darkë si krem nate.

Përbërësit:

40 ml (krem bazë) ose 8 lugë gjelle vajrash bimorë (vaj jojoba, vaj gruri, vaj balsami, vaj avokadoje, vaj trëndafili, vaj arrë kokosi, vaj kamomili, vaj farash rrushi).

Përbërës të domosdoshëm

5 kapsula vitaminë E

5 pika vitaminë A

5 pika vitaminë B ose 1 lugë çaji pluhur maja birre

Shtesa sipas dëshirave tuaja

1 lugë çaji pluhur lecithini

1/4 lugë çaji pelte mbretërore

10 pika kolagjen

10 pika elastin

Përbërës të domosdoshëm

15 pika vaj portokalli

7 pika vaj barbarozë

7 pika vaj palmarozë

7 pika vaj jasmine

7 pika vaj ilang-ilang

7 pika vaj livandoje

7 pika vaj limoni (për lëkura të yndyrshme)

Shtesa sipas dëshirave tuaja

2 pika vaj rozmarinë

2 pika vaj sandalwood

2 pika vaj palisandër

2 pik vaj temjani

Përgatitja:

Është e lehtë dhe e thjeshtë. Në një shishe të errët (prej qelqi) vendosni vajrat bimore, pastaj, përbërësit e domosdoshëm dhe në fund shtesat që ju doni. Majaja e birrës dhe lecithini, ndër të tjera, shquhen dhe për kufizimin e yndyrshmërisë së vajit. Para përdorimit, të gjithë përbërësit tundini mirë, veç mos e teproni se nektari i luleve nuk është frape./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top