You Are Here: Home » Gnomonologji » Kur zihen dy njerëz, fajin e ka ai që është më i zgjuar… Deri diku shëmtia është më lart se bukuria sepse zgjat më shumë… Ki besim tek ata që kërkojnë të vërtetën dhe dysho tek ata që e gjetën… Gënjeshtra që përsëritet disa herë, në fund bëhet e vërtetë… Para se të martohesha kisha tri teori për edukimin e fëmijëve. Tani që kam tre fëmijë, nuk kam asnjë teori… Jeta qoftë e mirë apo e keqe është e vetmja që kemi…

Kur zihen dy njerëz, fajin e ka ai që është më i zgjuar… Deri diku shëmtia është më lart se bukuria sepse zgjat më shumë… Ki besim tek ata që kërkojnë të vërtetën dhe dysho tek ata që e gjetën… Gënjeshtra që përsëritet disa herë, në fund bëhet e vërtetë… Para se të martohesha kisha tri teori për edukimin e fëmijëve. Tani që kam tre fëmijë, nuk kam asnjë teori… Jeta qoftë e mirë apo e keqe është e vetmja që kemi…

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

  • Kur flet me dashamirësi krijon besim. Kur mendon me dashamirësi krijon thellësi. Kur jep me dashamirësi krijon dashuri.
  • Fëmijët kanë më shumë nevojë për shembuj se sa për kritika.
  • Kur zihen dy njerëz, fajin e ka ai që është më i zgjuar.
  • Ai që bie dakord me çdo gjë që thua, ose është budalla ose përgatitet të të shqyejë.
  • Ki besim tek ata që kërkojnë të vërtetën dhe dysho tek ata që e gjetën.
  • Jeta qoftë e mirë apo e keqe është e vetmja që kemi.
  • Rinia s’ka moshë.
  • Hajdutët më të këqinj janë ata që të vjedhin kohën.
  • Që të jesh i pazëvendësueshëm duhet të jesh gjithmonë i veçantë.
  • Deri diku shëmtia është më lart se bukuria sepse zgjat më shumë.
  • Para se të martohesha kisha tri teori për edukimin e fëmijëve. Tani që kam tre fëmijë, nuk kam asnjë teori.
  • Vendi më i rrezikshëm në botë është shtrati. 90% e njerëzve vdes atje.
  • Gënjeshtra që përsëritet disa herë, në fund bëhet e vërtetë.
  • E vërteta është e bukur, sikurse dhe gënjeshtrat./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top