You Are Here: Home » Mjekësi » Struktura psikologjike e trurit

Struktura psikologjike e trurit

Nga Lorena Stroka

Tiparet e personalitetit të njerëzve që janë të dukshme në bashkëveprimet sociale tregohen edhe në tru pasi ekzistenca dhe dominimi i tyre përcaktohet nga madhësia e zonave të ndryshme të tij. Sipas një studimi të ri shkencor të Universitetit të Minesotës, të udhëhequr nga Kolin DeYoung, sa më e madhe është një zonë e trurit, aq më i fuqishëm vlerësohet të jetë funksioni i  saj.

Psikologët i  kanë kategorizuar të dhënat e pesonalitetit në pesë faktorë kryesorë, të cilët i quajnë “Big Five”:

  1. ndërgjegje
  2. ekstroversion
  3. nevrozë
  4. ëmbëlsi – përzemërsi
  5. sinqeritet – intelekt

Gjatë studimit, 116 vullnetarëve iu kërkua t’u përgjigjeshin disa pyetjeve, duke përshkruar personalitetin e tyre, pastaj bënë një shfaqje vizuale të trurit, ku u mat madhësia e pjesëve të ndryshme të  trurit me qëllim krahasimin mes tyre. Raporti midis madhësisë së pjesëve dhe peronalitetit ishte i dukshëm, për shembull, njerëzit organizativ dhe të ndërgjegjshëm, të cilët zakonisht janë tepër metodikë dhe me sens të lartë vetë-disiplinimi e kishin më të madhe atë pjesën e trurit që lidhet me kujtesën dhe planifikimin.

“Gjetjet e hulumtimit tregojnë se mund të gjejmë sistemet biologjike që përgjegjësohen për sjelljen dhe përvojën që i bën njerëzit unikë”, thotë DeYoung, duke theksuar se diçka e tillë nuk do të thotë se sjellja jonë përcaktohet qysh nga lindja, pasi truri rritet dhe ndryshon vazhdimisht si pasojë e përvojave,  po ashtu edhe sjellja jonë./AlbStroka.com/

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top